Politikë

"Qytetarët në vështirësi ekonomike"/ Kryemadhi: Kemi nisur konsultimet me grupet e interesit për projektbuxhetin e vitit 2022

4 Nëntor 2021, 18:37| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 18:45

  • Share

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, përmes një statusi në rrjete sociale ka treguar se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale brenda LSI-së, ka nisur konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Sipas kryetares së LSI, në përfundim të këtij procesi, do të ofrojnë propozimet e tyre ligjore në Kuvend. Ajo thekson se qytetarët gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.

Statusi i Kryemadhit
Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë.

Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre.

Foto e publikuar nga Kryemadhi në Facebook

Komento

Komente

  • Shqiptaret: 04/11/2021 19:44

    Keni ndonje alternative pasurimi per shqiptaret ju lsi-itet?,shisni ju kokat e partive e shtetit pasurite qe keni vene keto 30 vjet "me rrogat"qe keni marre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?