Qytetarët në protestë

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut në protestë, kundër propozimit francez për integrimin në BE: Ultimatum? Jo faleminderit

4 Korrik 2022, 22:23| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 22:50

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Qytetarë të shumtë u mblodhën para Kryeministrisë, duke protestuar kundër propozimit francez. Ata janë futur në oborrin e Kryeministrisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk pranojnë ultimatume. "Ultimatum? -Jo, faliminderit". Disa nga protestuesit mbanin të veshura edhe maska, ku i shiheshin vetëm sytë.

Pas mbarimit të protestës para qeverisë, qytetarët në vend që të shpërndaheshin, ata iu drejtuan parlamentit. Protestuesit i rrëzuan mbrojtëset metalike, ndërsa në drejtim të kordonit të njësitit special afër dyerve të parlamentin, protestuesit gjuajtën me sende të ndryshme.

Nesër kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protesta të tjera./ Alsat

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?