Protesta në Mal të Zi

Qytetarët në Mal të Zi protestë kundër Ballkanit të Hapur: Nuk do të ketë botë serbe

29 Nëntor 2022, 17:07| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 17:10

  • Share

Qytetaret në Malin e Zi janë ngritur në protestë duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Përpos kërkesës, malazezët shprehën dhe revoltën e tyre ndaj ‘Ballkanit të Hapur’ duke kundërshtuar përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, raportojnë disa media në Podgoricë.

Me thirrjen “Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe”, qytetarët e revoltuar e kanë nisur kështu protestën e tyre në Mal të Zi.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviq Stankoviq u shpreh nga protesta se nuk do të lejojnë shërbëtorët e presidentit Aleksandër Vuçiq të pushtojnë Malin e Zi.

“Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviq, ju që jeni ndihmësi i Vuçiqit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiq, Vulin, Rakoviq dhe Beçkoviq. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviq.

Aktivisti Vido Drashkoviq tha se “në një mijë vjet të ekzistencës së tij, Mali i Zi nuk ka pasur paqe, ashtu siç nuk ka sot”.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit. Teksa iu refrua Dritan Abazoviqit, aktivisti e cilësoi si ‘fshesë’ dhe ‘lopatë’ të atyre që kërkojnë destabilizimin e Malit të Zi.

“Qeveria klaro-nacionaliste pretendon se na ka liruar. Është e vërtetë, na ka çliruar nga të gjitha të mirat. Qëllimi i tyre është ta portretizojnë Malin e Zi si të paqëndrueshëm. Ata që janë fshesa dhe lopata e dikujt tjetër do ta shtyjnë Malin e Zi në Ballkanin e Hapur që nuk është gjë tjetër veçse bota serbe, për të ndalur Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së për të mirën e shefit të tij nga vargmali i Andriqit. Në këtë, një njeri i vogël dhe një manipulator i madh po prijnë. Me nënshkrimin e kontratës me KOS, ai e dinte se do të destabilizonte Malin e Zi, që ishte qëllimi i tij. Para nesh janë dy rrugë – Ballkani i Hapur dhe BE. Qytetarët po vijnë në vete. Nëse nuk mendojmë, do të hasim telashe përpara e dyerve tona”, tha Drashkoviq.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 29/11/2022 19:43

    Ju lumt që e keni kuptuar dredhin e serborusis me langojt vllazer Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?