Qytetarët kanë filluar të sensibilizohen, në 3 orë monitorim me radar asnjë automjet me shpejtësi mbi 100 km/h (VIDEO)

12 Korrik 2020, 08:30| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 08:33

  • Share

Për tre orë monitorim me radar në aksin Sauk-Teg, policia rrugore nuk ka konstatuar asnjë automjet që të lëvizte me një shpejtësi mbi 100 km/h. Kjo thotë policia është një lajm i mirë, jo vetëm që nuk u hoq asnjë leje drejtimi, por sepse qytetarët janë sensibilizuar.

"Janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s'ka më mirë. Sepse qëllimi jonë s'është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore. E kjo është merkulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë", shkruan policia rrugore ne Facebook.

Policia thotë se do të vazhdojë të punojë përditë e përnatë, me të gjitha kapacitetet në mënyrë që viti 2020 të mbyllet me prioritetin e realizuar "viti i sigurisë rrugore".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 12/07/2020 11:00

    Paska qellu nje 3oresh me fat sepse mund te dilni nga rruga nacionale lezhe-lac dhe provoni te shihni a do jeni ne gjendje te kapni 5 minuta filmim me sjellje te "sensibilizuar" nga shoferet qe parakalojne si te cmendur.

    Përgjigju
  • Noviku: 12/07/2020 09:21

    Ska sensibilizim Tirana eshte bosh te gjithe lacat jane ne dhermi. Mos shperndani propagandat e shtetit, hapni syte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?