Qytetarët i drejtohen bregdetit, fluks automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit (VIDEO)

12 Korrik 2020, 08:39| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 11:09

  • Share

E diela dhe pushuesit që i drejtohen bregdetit rikthejnë trafikun!

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë - Durrës ka pasur fluks automjetesh.

Radha e gjatë e automjeteve nis nga Vora dhe vazhdon deri në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit kryeqytetas, por jo vetëm.

Në videon që Report Tv ka siguruar duken edhe patrullat e policisë, për të menaxhuar situatën e trafikut.

Edhe nga një vëzhgim i bërë nga Report TV në ish-sheshin "Shqiponja" rezulton se ka prezencë të shtuar të automjeteve që lënë kryeqytetin.

Në fundjavë kjo është shndrruar në në pamje të zakonshme jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje kur nis dhe kthimi i pushuesëve në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?