Foto nga aksioni i Policisë Rrugore

Kronikë

Qytetarët denoncojnë në Polici shoferët e papërgjegjshëm: 5 makina luksoze kanë bllokuar rrugën për të bërë videoklip! Drejtuesi i një automjeti po bën manovra të çuditshme

27 Korrik 2021, 09:05| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 09:10

  • Share

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me radarë dhe drone në rrugë për të parandaluar aksident, por shoferët e papërgjegjshëm janë edhe vetë qytetarët që i denoncojnë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë regjistruar një sërë denoncimesh, duke bërë të mundur që personat që shkelin rregullat e qarkullimit, të ndëshkohen.

Një rast i denoncuar është edhe ai i pesë makinave luksoze në Unazë të Madhe, që kishin bllokuar rrugën dhe po xhironin një videoklip. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, si dhe shoqërimi i tyre, bashkë me automjetet, në ambientet e komisariatit, për veprime të tjera hetimore e procedurale”.    

Po ashty qytetarët kanë denoncuar një shofer të papërgjegjshm në Unazë të Re, i cili po bënte manovra të rrezikshme në rrugë.

Drejtuesi i automjetit nuk pranoi të kryente testin e alkoolit dhe u shoqërua në komisariat. Pas shoqërimit në komisariat, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur. Pas disa minutash, një drejtues mjeti taksi njoftoi patrullën se i njëjti automjeti i kishte aksidentuar me dashje mjetin e tij dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.      

Një tjetër drejtues mjeti u denoncua nga qytetarët në Rrugën e Elbasanit, i cili rezultoi ne gjendje të dehur në masën 0.87 mg/l testi i parë dhe 0.96 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, nga verifikimi, drejtuesi i mjetit rezultoi dhe me leje drejtimi të pezulluar deri më datë 20.02.2022. 

Tek ura e Tajvanit, automjeti tip “Ford” me targa të Zvicrës, që drejtohet nga një femër shkeli semaforin tek ura e Tajvanit. Pasi u lokalizua dhe u ndalua nga Policia, u konstatua se drejtuesja e mjetit nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit. Drejtuesja e mjetit u shoqërua për verifikime të tjera, nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.    

Nj mjet tip “Toyota” u pa në rrugën "Mine Peza" duke bërë manovra të çuditshme dhe pas denoncimit nga qytetarët, Policia ndaloi shoferin pranë sheshit “Karl Topia” dhe nga verifikimi me alkooltestues, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë.  

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?