Qytetarët pas dere
mjekët e tyre, në kafe

17 Janar 2014, 07:18| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Qytetarëve në ambulancat e lagjeve, u duhet të vuajnë jo vetëm mungesën e ilaçeve dhe mjekimeve për të cilat ata kanë nevojë, por edhe orët e pritjes pas dyerve të mjekve. Sipas qytetarëve, mjekët asnjëherë nuk paraqiten në oraret e afishuara në dyert e tyre, dhe në shumë raste i ndërpresin vizitat për të pirë kafe. Ndërkohë që qytetarët i gjen të revoltuar në stolat e ambulancave dhe dyert e shërbimeve shëndetësore, mjekët dhe specialistët i sheh të ulur në baret pranë këtyre qëndrave shëndetsore.

Fenomeni
Oraret e vizitave në shumë prej ambulancat e lagjes por edhe në qëndrat spitalore nuk respektohen nga mjekët. Në ambulancën numër 1, këtu në kryeqytet qytetarët shprehen të revoltuar me këto vonesa dhe kërkojnë që situata të marr zgjidhje. “Kam ardhur që në orën 7:00 të mëngjesit dhe pres doktorin pas derës së ambulancës dhe akoma ska ardhur “,shprehet e revoltuar për Shqiptarja.com një e moshuar.

Sipas kësaj zonje, kjo është një situatë që përsëritet çdo muaj. “Sa herë që vij për të marrë fletën e mjekut për ilaçet që më rimbursohen, duhet të pres sa të pij kafen mjeku dhe pastaj të më vizitojë”, tregon e moshura. Por shqetësimi i këtyre qytetarëve nuk është i vetmi. Të njëjtat ankesa për mos respektimin e orareve nga mjekët mund ti dëgjosh në shumë prej qëndrave shëndetësore. Duke mos përmendur paratë e dhëna nën dorë dhe mungesën e medikamenteve, qytetarët revoltën më të madhe e kanë me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e mjekve, për të të qënë korrekt me oraret e vendosura nga vetë ata.


Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?