"Penda e Argjendtë" 2012,
përzgjidhen konkurrentët për çmimin

3 Dhjetor 2013, 07:05| Përditesimi:

  • Share
Juria e përbërë nga Visar Zhiti – kryetar, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku – anëtarë, kanë marrë në shqyrtim vetëm veprat e autorëve shqiptarë të botuara shqip në vitin 2012 brenda Republikës së Shqipërisë, duke i mënjanuar ribotimet e veprave të botuara më pare”, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës. Në mbledhjen më të fundit, të datës 27 nëntor 2013, Juria nxori për në konkurrimin përfundimtar këto vepra dhe autorët e tyre:      

Romani
Gazmend Krasniqi, Shitësit e apokalipsit
Ridvan Dibra, Legjenda e vetmisë
Ylljet Aliçka, Valsi i lumturisë
 
Tregimi
Ardian-Cristian Kyçyku, Perla
Gjergj Vlashi, Tregim i ëndërruar
Vera Bekteshi, Det i moçëm
 
Poezia
Krenar Zejno, Triologjia e apologjisë së lugjeve
Luljeta Lleshanaku, Pothuajse dje
Rudolf Marku, Një ballkanas në Londër
 
Autorë debutues
Darien Levani, Poetët bëjnë dashuri ndryshe, roman
Edlira Tonuzi (Macaj), Pasqyrat e narcisit: simbolika mitike dhe semiotika e tekstit, kritikë
Lindita Komani, Postimpresion, poezi
 
Përkthimi
Alban Bobrati, Nëse një natë dimri një udhëtar… [Italo Calvino]
Bajram Karabolli, Muaji më mizor [Pilar Adon]
Jonida Godole, Pështjellimet e Tërlesit [Robert Musil]
Parid Teferiçi, Delfini [Robert Lowell]
Pirro Misha, Dita e trifidëve [John Wyndham]
 
Kritika letrare
Ali Aliu, Don Kishoti shqiptar
Korab Hoxha, Shenja të munguara në letrat shqipe
Shaban Sinani, Tradita gojore si etnocitet
 
 
Eseja
Daut Gumeni, Shënime nga Shkolla e Partisë
Monika Shoshori (Stafa), Gati për rinisje (Up in the air)
Uran Butka, Kristo Kirka
 
Letërsia për fëmijë
Fatmir Terziu, Rrëfenjat e xha Avramit
Jani Duri, Ishulli i karficës
Thanas Jorgji, Unë jam Kronosi, mbreti i kohës
 
Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?