"Drejt Punës"/ Si të fitojmë
bursat studimi në Francë

21 Janar 2016, 09:10| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- International Fashion Academy (IFA Paris) ofron dhjetë bursa: tetë të plotë dhe dy të tjera gjysëm. Këto bursa janë në dispozicion për studentët vendas dhe ndërkombëtarë për të ndjekur programe universitar dhe pasuniversitare. Sipas websaitit mundësi.al, IFA Paris është regjistruar në Academie de Paris, në Ministrinë e Rinisë, Arsimit dhe Kërkimit, si një institucion privat i arsimit të lartë dhe është i listuar edhe në Campus France, Agjencinë franceze kombëtare për promovimin e arsimit të lartë. Të gjithë aplikantët për bursa IFA në këtë nivel duhet të jenë mbi 18 vjeç e të kenë mbaruar shkollën e mesme. Studentët që nuk kanë gjuhë kombëtare anglishten, kanë të nevojshme për të siguruar një rezultat të IELTS. Një rezultat i përgjithshëm 5.5 është i preferuar për kurset universitare dhe 6.5 është i preferuar për kurset pasuniversitare.

Nivelet e kurseve:
Bursat janë në dispozicion për ndjekjen e programeve universitare dhe pasuniversitare.
Fushat e studimit: Për programet universitare, bursat jepen në fushën e Dizajn Mode & Teknologji, Marketing Mode dhe për mastera në fushën e Dizanjit të Modës Bashkëkohore, Media Globale e Modës, Biznes Mode, Menaxhim  Parfumerish  & Kozmetike dhe Menaxhim Marke Luksoze.
Vlera e bursave: Bursat jepen në shumën totale prej 163,500$. Një ‘super bursë’ me vlerë 5000 euro do të jepet për ata që shihen si më të talentuar dhe premtues.

Bachelor:
-Të gjithë aplikantët për bursa në këtë nivel duhet të kenë mbaruar gjimnazin dhe të jenë mbi 18 vjeç.
-Ata që nuk kanë gjuhë amtare Anglishten, duhet të kenë arritur rezultatet: IELTS 6.0 ose më lart, ose një rezultat TOEFL prej 79 pikë ose më lart.
– Për bursat që mbulojnë 3 vite, aplikantët duhet të jenë diplomuar në shkollë të mesme në 2 vitet e fundit pa ndonjë arsimim të mëtejshëm të lartë.

Master/MBA:
-Të gjithë aplikantët për bursa në këtë nivel duhet të jenë të diplomuar në nivelin bachelor, preferenca do të jepen për kandidatët me përvojë që kanë mbaruar Administrim Biznesi, Marketing, Media & Komunikim dhe Dizajni Mode në fusha të ngjashme.
-Të kenë minimumi tre vite përvojë pune.
-Ata që nuk kanë gjuhë amtare Anglishten, duhet të kenë arritur rezultatet:IELTS 7.0 ose më lart, ose një rezultat TOEFL prej 96 pikë ose më lart.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)      

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?