"Drejt Punës"/ Kriteret, si të
aplikojmë në Universitetet Gjermane

10 Dhjetor 2015, 09:15| Përditesimi:

  • Share
Kush ka vendosur që të studiojë në Gjermani ka bërë një zgjedhje shumë të mirë pasi që leja e qëndrimit mund të ju sjellë shumë gjëra pozitive. Fillimisht do të duhet që ju të siguroni një vend studimi ne universitetin e dëshiruar. Mirëpo për një studim komplet apo vetëm për ndonjë semestër vendet janë të kufizuara dhe konkurrenca është e madhe. Nga kjo është e qartë që duhet të jeni të informuar sa më herët që është e mundur dhe të përfundoni të gjitha formalitetet e domosdoshme.

Hapat që ndiqen
Kush dëshiron të ndjek studimet në Bachelor apo Master si student internacional duhet të i’u nënshtrohet procedurave të rregullta sikurse edhe një student gjerman edhe pse në raste të veçanta ka numër të caktuar të rezervuar për studentë të huaj. Pasi në Gjermani ende nuk ekziston një qendër e veçantë për sigurimin e vendeve për studime, aplikimi do të duhet te jetë individual në universitetet përkatëse. Kjo mund të ju sjell deri te ndonjë paqartësi pasi që varësisht nga drejtimet e caktuara në universitete proceduarat e aplikimit janë mjaft të ndryshme nga njëri universitet tek tjetri.

Bazuar në këtë duhet të plotësohen parakushte të ndryshme për pranim, kushte të ndryshme si dhe dokumente të ndryshme dhe specifike. E para dhe më e rendesishmja është që ju të shkruani në faqen zyrtare të universitetit apo të kontaktoni këshilluesit përkatës dhe të informoheni saktësisht me kushtet te cilat ju duhet t’i plotësoni si dhe cilat jane veçantitë për studentë të huaj që duhet të keni kujdes së bashku me plotësimin e dokumenteve të domosdoshëm.

Kriteret
Te drejtimet e kufizuara ka një kufizim të numrit të studentëve për pranim. Kryesisht kritere përcaktuese janë notat mesatare të caktuara (numerus clausus: NC) dhe nën këtë kriter nuk do të pranohen. Kjo mund të ndyshoëj nga viti në vit dhe kryesisht varet nga numri i aplikantëve. Është gjithashtu e mundur të ndryshohet edhe nota mesatare dhe kjo varet nga numri dhe konkurenca e studentëve. Për shembull llogaritet praktika, diploma profesionale, puna sociale ose shërbimi ushtarak.

Kush nuk është i sigurt se si do të llogaritet mund të pyet në universitetin përkatës.
Nese keni një rast të mirë per t’u regjistruar në drejtimin e dëshiruar ateherë bëni një përmbledhje për aplikim. Këtu duhet të keni parasysh plotësimin komplet të formularit të shkollës së lartë përkatëse dhe një kopje të vërtetuar të diplomës (maturës apo të ngjashme). Për studentë internacionalë kërkohen edhe njohuritë gjuhësore, leja e qëndrimit dhe të ngjashme, informacione mund të gjeni në faqen aplikuese të universiteteve përkatëse. Aplikimi realizohet kryesisht përmes një formulari online i cili duhet patjetër të plotësohet.

Një përjashtim bëjnë drejtimet e kufizuara të cilat në Gjermani kanë kushte të posaccme ndër të tjera këto drejtime janë drejtimet; mjeksore, stomatologjia, farmaci dhe mjeksia e kafsheve. Ne vijim keni faqen me të dhëna qendrore www.hochschulstart.de.
 
Kush informohet më herët nuk do të ketë problem për aplikim dhe do të ketë kënaqësinë e studimit në Gjermani.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?