"Drejt Punës", Artur Xheka: Bota
Mia, mundësitë e reja për zanate

17 Dhjetor 2015, 08:30| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Bota po ndryshon, po ashtu dhe zgjedhja e konsumatorit... Nën moton ‘Si të shesim dhe çfarë t’i ofrojmë konsumatorit në tavolinë’, menaxheri i “Mia Organic’ Artur Xheka, rrëfen rrugëtimin e tij të gjatë në çdo cep të Shqipërisë, për të gjetur produktet më të mira, tradicionale dhe të certifikuara. Një udhëtim që për të nuk ka qenë aspak i lodhshëm, por një sfidë e, re e plot optimizëm duke përqafuar një tjetër risi në Tiranë, duke i afruar konsumatorit një risi në konceptin e të ushqyerit.

Nevoja për tu menaxhuar, e ka bërë të jetë i qetë përballë këtyre sfidave duke nisur nga koordinimi i punëtorëve, furnizimit, dërgesave të porosive, edukimi dhe tejçimi i njohurive tek stafi dhe tek klientët. Në këtë rrëfim, Arturi thotë se studimet universitare sjellin përparim të çdo fushe që ka lidhje me menaxhimin e agrikulturës, kështu që nuk mund të jetë vetëm se pozitive orientimi i të rinjve drejt kësaj fushe. Madje, ai e vë theksin edhe tek të rinjtë që e duan një orientim profesional të tillë.

“Nga ana tjetër, edhe për ata të rinj që kërkojnë të fokusohen në zanatet e prodhimeve vendase, ne i përkrahim dhe do ishim shumë të lumtur t’i kishim në rrjetin tonë agrikultorëve të rinj”, përfundon Xheka.
 

“Mia organic” një nismë e cila ju ka bërë pjesë të saj duke kontribuar në ngritjen e biznesit të parë në llojin e tij. Ka qenë një sfidë e vështirë?
Unë e kam të vështirë të pranoj që sfida ka qenë e vështirë (qesh), por mund ta pranoj me gjithë zë se ka qenë një udhëtim deri tani i jashtëzakonshëm. Për fatin tim, kam qenë pjesë e kësaj iniciative që në fillimet e saj. Në 6/7 muajt para hapjes kemi udhëtuar ccdo javë rreth e përqark Shqipërisë për të gjetur produktet më të mira, tradicionale dhe të certifikuara.

Nga proshuta e derrit dhe mishavina e Kelmendit, në reccelin e Pukës, në ullirin e Beratit, limonin dhe agrumet e Sarandës, në mishin e viccit të Ersekës dhe djathin e Libohovës, ka qenë një udhëtim që nuk e mbaj mend lodhjen. Pastaj, me hapjen sfidat kanë qenë të tjera dhe më të rëndësishme, nga koordinimi i punëtorëve, furnizimit, dërgesave të porosive, edukimi dhe tejcimi i njohurive tek stafi dhe tek klientët.
 
Si lindi njohja me Anisën dhe si arrite që të ishe një  njeri i besushëm në biznes, duke pasur parasysh se është shumë e vështirë të menaxhosh një biznes në Tiranë?
Njohja me Anisën ka nisur shumë vite më parë. Kemi jetuar në të njëjtën lagje dhe njiheshim që përpara familjarisht. Besoj që pyetjen si arrita të jem njeri i besueshëm duhet t’ia bësh Anisës, por mund të përmend një element. Mbase ka qenë muzika! Duke patur shtëpitë ngjitur dhe të ndërtuara me qelpic, në artitekturë tipike Tironse, në mëngjes unë zgjohesha me muziken e Adriano Celentanos që në 7 të mëngjesit dhe domosdoshmërisht zgjoja dhe Anisën dhe familjen e saj. Isha pothuajse si zile zgjimi, por më e kënaqshme.
 
Një menaxher i suksesshëm, po cili është çelsi i këtij suksesi?
Punë, punë dhe vetëm punë. Idea ime për suksesin është të punosh sa më shumë për obiektivat e tua dhe të njëjtën mënyrë kam aplikuar tek MIA. Nuk ka lodhje në hapjen e një biznesi dhe në kërkimin e ekselencës. Është kjo mbase ccelësi i suksesit të bashkëpunimit tonë.
 
Si kanë ndikuar këto role në jetën tuaj?
Puna dhe arritja e objektivave të ndihmon dhe të stimulon autostimen. Gjithësesi, nuk është e thënë që të arrihen gjithmonë objektivat, por edhe në ato raste kur bie poshtë, nuk duhet të shohësh mbrapa dhe të dekurajohesh, por gjithmonë përpara, pothuajse i verbër drejt objektivit.
 
Cilat janë kushtet e sigurisë që ofroni ju tek produktet jo vetëm të mishit, por edhe të bulmetit apo prodhimet vendase?
Siguria e produkteve tek MIA ofrohet nëpërmjet disa elementeve. Kontrolli dhe certifikimi i fermerëve është element parësor. Por, edhe në ato fermerë të cilët nuk janë akoma të certifikuar, them akoma sepse ne po ndihmojmë aktualisht shumë fermer për të arritur standartet e certifikimit, sidomos për prodhimet e bulmetit ne kryejmë analizat mikro-biologjike dhe kimike për të monitoruar nivelet e elmentëve të dëmshëm në produkte.
 
Po marrdhënia me fermerët si qëndron, jana ata nxitësit kryesor për një prodhim natyral?
Fermerët kanë qenë shumë pozitiv në përkrahjen e iniciativës sonë. Ata në të shumtën e rasteve janë shumë të apasionuar pas produkteve dhe cilësisë së tyre dhe janë shumë krenar për atë që arrijnë të prodhojnë nga toka e tyre. Ne gjithashtu! Kështu që, të dy bashkë krijojmë një iniciativë pozitive për të nxitur prodhimet organike.
 
Të drejtosh një biznes, qoftë ky sipërmarrje e madhe apo e vogël për të qenë i suksesshëm duhet të kesh dhe një pasion në këtë drejtim?
Jam plotësisht dakort. Pasionin kundrejtë produkte shqiptare e kam kultivuar dhe aplikuar për vite me radhë në fushën e peshkimit. Por, më pas me këtë iniciativë kam zbuluar që pasioni për peshkun ishte 10% i pasionit për të gjithë produktet e tjera të shëndetshme shqiptare
 
Sot, të rinjtë po i japin më shumë përparësi Universiteteve, duke lënë pas dore zanatet. Si e shikoni këtë fenomen?
Kjo përparësi dhe vizion i të rinjëve më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Ne punojmë shumë me universitetet bujqësore dhe ato të profilizuara në fushën tonë. Studimet universitare sjellin përparim të ccdo fushe që ka lidhje me menaxhimin e agrikulturës, kështu që nuk mund të jetë vetëm se pozitive. Nga ana tjetër, edhe për ata të rinj që kërkojnë të fokusohen në zanatet e prodhimeve vendase, ne i përkrahim dhe do ishim shumë të lumtur t’i kishim në rrjetin tonë agrikultorëve të rinj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?