Qullë me kos dhe mish, një recetë e vjetër e traditës nga zonja Albana

11 Prill 2023, 11:36| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:38

  • Share

Qullë me kos dhe mish

Përbërësit:

  • Mish sipas dëshirës
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 vezë
  • 1-2 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 1 e 1/2 gotë kos
  • Lëngu i 1 limoni
  • Sipas dëshirës arra të thërrmuara

Përgatitja:

Mishin e kaurdisim në një tigan me pak yndyrë. Pasi mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.

Në një tigan me gjalpë kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë mishin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë lëngun e mishit, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Rrahim vezën me kosin, shtojmë dhe thelpinjtë e hudhrës të shtypura. E shtojmë këtë masë tek gatimi dhe e vendosim në furrë për disa minuta. Në fund shtojmë pak lëng limoni dhe arra të thërrmuara dhe e kemi gati për t’a servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?