Tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Po mbarojmë rrugët e lëna rrugëve, projektin e bëmë nga e para

8 Korrik 2020, 11:51| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 11:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga punimet që vijojnë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Në postimin e tij, Edi Rama sulmon PD-në, kur thotë se ky aks ishte një tjetër rrugë e lëna rrugëve.

"Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës.

Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë" shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?