Tre vrasës në familje, Edhe Korreshi si Baçi: Mërnicajt historikisht demokratë! E quajti 'të pabesë', deputeti për Report Tv: I qëndroj deklaratës

15 Maj, 14:02| Përditesimi: 15 Maj, 19:23

  • Share

Deputeti Saimir Korreshi sqaroi në Report Tv në ‘Sot Live në Shqipëri’ pozicionin e tij në lidhje me deklaratat e Luan Baçit një ditë më parë për vrasësin Azgan Mërnica, ende në kërkim, për të cilin tha se nuk është bërë pishman që ka bërë foto me të tre vite më parë.

Si Baçi pranon se fisi Mërnicat nga të cilët janë 3 vrasës është fis demokratësh por ka dhe një argument.

'Absolutisht i qëndroj deklaratave të tij mund të jem dhe unë. Nuk jemi orakull. Në takimet me 2 mijë veta nuk e dimë se realisht pas 2 vjetësh do vrasi. Nga portalet e shumta është lidhur zoti Baçi me vrasësin, ai ka sqaruar pozicionin e vet. Ai e ka për gjithë farefisin. Është fisi i madh në Fier. Nuk e di në cilin familje përkiste. Historikisht ka qenë demokrat.

Mund të ketë një familje të veçantë që lidhet me krimin. Nuk e bën Baçin të lidhur me krimin. Në Lushnje, ka 4 mijë Korreshë, fatmirësisht nuk ka vrasës. Në fshatra janë të gjithë kushërinj. Mendoj se te kjo pjesë e gjykoj si të hedhur shumë benzinë zjarrit. Vërtetë Mërnicët janë një familje shumë e madhe me shumë persona, që ka shumë individë që i ka bërë mirë komunitetin', tha Korreshi.

Sa për komentet në media që ka dalë se Korreshi e ka quajtur Baçin si të pabesë, Korreshi thotë se kjo është në pjesën personale dhe nuk ka nevojë ta komentoj.

'Ata e sqaruan versionin e tyre. Ato që nxjerr i nxjerr dhe nuk ka nevojë ti komentoj. Nuk ka lidhje me fotografinë është në pjesën time personale', shton ai.

Korreshi foli edhe për nismën e Ramës për të luftuar korrupsionin në bashkëpunim me opozitën dhe partitë opozitare. Korreshi u quan si nisëm qesharake, pasi nuk mund të ketë organ paralel me SPAK.

'E vetmja zgjidhje dorëheqje dhe qeveri teknike. Besim në këta ministra nuk ka. Nisëm qesharake. Nuk ka ndonjë nisëm të shkruar apo të diskutohet me ndonjë konferencë kryetarësh. Nuk e di kjo nisëm do diskutohet. T’i vëmë organ paralel SPAK?', thekson Korreshi.

Sipas tij, SPAK duhet të ngrejë stekën, megjithatë ndryshe nga kolegët e tij, SPAK për Korreshin është i vetim organ ku qeveria nuk ka dorë.

'Ideja është që zoti Rama duhet të heq dorë nga marrja në dorë e trinomit legjislativ, gjyqësor, ekzekutiv. Për mua SPAK është SPAK, është organi i vetëm që ka dalë nga duart e qeverisë, por nuk ka pyll pa derra. Ka dhe vendime me dy standarde. Kapen drejtorat, rojet dhe nuk kapen pronarët e punës. Duhet ngritur steka. Mendoj se SPAK është SPAK', vijon më tej deputeti.

Korreshi shton se opozitën e ka braktisur elektorati gri që gjithnjë ka qenë vendimtar për të përcaktuar fituesin në zgjedhje.

'Nuk ka tre koka opozita. Gjithmonë shoh atë çka njerëzit pasqyrojnë. Ndarja jonë nuk i ka bërë mirë njerëzve. Trinomi është bërë binom. Është provuar se kush e ka masën e njerëzve. 6 marsi na tregoi se shumica e demokratëve donin pjesën e zotit Berisha. 14 maji, pjesa tjetër u përça. Lufta e madhe mes liderëve nuk pyesin se çfarë themi ne poshtë. 6 marsi dhe 14 maji na braktisi masivisht pjesa gri. Është ajo pjesë që ka bërë ndryshimet e mëdhaja si në 2005 dhe 2013', u shpreh ai.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 16/05/2024 12:28

    E thot mir ky derrputeti kareshi, nuk ka pyll pa derra,por ama si ka mundesi qe te gjithe derrat çenkan demokrat! Sipas baqit por edhe kareshit nese je "demokrat" je i plotfuqishem, mund te vrasesh kur te duash dhe nese shteti te kap ti edhe vrases je demokrat kurse shteti eshte kriminel andaj duhet shkarkuar Ramen thot kareshi dhe te qeverise krimi demokrat, mjer shqiperia mjer.

    Përgjigju
  • Alban Lu: 15/05/2024 22:28

    Problemi eshte se te tillet gjejne veten dhe gjejne streh tek ju o Korresh

    Përgjigju
  • veri: 15/05/2024 21:39

    Si ka mundësi qe nje gomar si ky te jete deputet...

    Përgjigju
  • Pena: 15/05/2024 20:33

    Kur te jep mendje dhe ky kombishti nga UUshshnjaaa!! Te mbrosh vrasesit, si demokrate, kriminela dhe deputete injorante!!

    Përgjigju
    • Shkullaku: 15/05/2024 23:43

      Po te ishte vetem ky gomar do ja benim hallall, po tek soji i tij poltik ja shume te tille

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?