QSUT, 89 mjekë punojnë pa u
pajisur me licensë, faji i drejtuesve

11 Dhjetor 2013, 06:45| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” 89 mjekë e ushtrojnë profesionin ndërkohë që ende nuk janë licensuar.

Urdhëri i nxjerrë për licensimin e të gjithë personelit që dëshiron të kryej profesionin e mjekut, nuk është zbatuar në qendrën më të madhe spitalore në vend.

Nga lista me 89 mjekët e palicensuar, 20 prej tyre janë paraqitur, kanë tërhequr dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas nuk kanë shkuar më për të kryer procesin e licensimit.

Sipas kreut të Urdhërit të Mjekut, Dino Abazaj, për këtë, faji është i drejtuesve të institucioneve pasi pranojnë në institucionet që drejtojnë persona të palicensuar, që do të thotë persona që nuk kanë zbatuar ligjin.

Kryetari i Këshillit Rajonal për Urdhërin e Mjekut në qarkun e Tiranës, Faik Toska u shpreh për gazetën Shqiptarja.com se është një papërgjegjshmëri nga ana e mjekëve dhe drejtuesve të institucioneve shendetësore që lejojnë të ndodhin këto parregullsi në Qendrën Spitalore më të madhe në vend.

Gjithashtu kreu i urdhrit të mjekut bëri të ditur se tashme mjekët e rretheve janë pothuajse të licensuar, me ndonnjë përjashtim të rrallë. Ato tashmë mund ta kryejnë licensimin në qytetet e tyre. E njejta gjë mund të thuhet edhe për privatin, ku mjekët në privat janë të licensuar dhe në përputhje me të gjitha rregullat. QSUT-ja ka mbetur mbrapa në këtë aspekt dhe në listën prej 89 mjekëve të palicensuar gjenden mjekë, pediatër, psikologë, kardiololë etj.

Pjesë e kësaj liste janë edhe shefa në pavione të ndryshme në QSUT. Edhe pse është dhenë një urdhër dhe miratuar një ligj për këtë, drejtues të Urdhërit të Mjkut shprehen se nuk e kuptojnë fuqinë dhe kurajon e një mjeku që vazhdon të punojë duke thyer këtë ligj dhe këtë urdhër të dalë nga Minstria e Shëndetësisë. Vështirësia konsiston në mjekët e vjetër dhe me eksperiencë të cilët duke qenë se punojnë prej vitesh, e quajnë të tepërt t’u rikthehen procedurave të licensimit, duke u bërë kështu shkelës të ligjit dhe urdhërit të dalë nga Ministria e Shëndetësisë
 
Shkrimi u publikua sot (11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?