QSUT 4 muaj pa shintigrafi, mungon sërish jodi për funksionimin! Një muaj pas denoncimit të Report Tv MSH s’e siguron! Dhjetëra pacientë te privati

22 Prill, 13:32| Përditesimi: 22 Prill, 13:58

  • Share

Aparatura e shinti-grafisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është në funksion prej mëse 4 muajsh, e shkak është mungesa e jodit radioaktiv që shërben për të ndihmuar mjekët të gjejnë saktë anomalitë në organin që duan të ekzaminojnë.

Report Tv ka përcjellë shqetësimin e pacientëve, të cilët në mungesë të shërbimit në shtet detyrohen ta marrin atë me pagesë në privat, por edhe të mjekëve, të cilët me zë e figurë 1 muaj më parë, folën në Report Tv se në 1 javë mbi 15 pacientë janë në pritje për të bërë shinti-grafinë vetëm për tiroiden.

“Në këtë periudhë që jemi tani gati çdo ditë vijnë 2-3 raste në ditë me rekomandimin për shintigrafi të tiroides”, thoshte mjeku. 

Por nëse i referohemi edhe pacientëve që vuajnë nga veshka, zemra apo deri te tumoret, që kanë nevojë për ekzaminim me shinti-grafi, shifrat e qytetarëve që nuk e kanë marrë dot këtë shërbim, janë edhe më të larta.

Jodi radioaktiv sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë, por pavarësisht denoncimit në Report Tv dhe insistimit për të marrë një përgjigje se kur do të blihet kjo lëndë, nuk ka asnjë reagim.

Kërkesa zyrtare e Report Tv për Drejtorinë e Përgjithshme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bërë më 15 mars, se përse nuk po kryhet shintigrafia, nuk ka marrë përgjigje, duke shkelur kështu afatin 2 javor të pritjes bazuar në ligjin për të drejtën për informim.

QSUT-ja është i vetmi spital publik ku kryhet ekzaminimi i shintigrafisë, të detyruar tashmë pacientët u drejtohen spitaleve private dhe paguajnë të paktën 6 mijë lekë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 23/04/2024 13:58

    Pune e madhe se nuk punojnë aparaturat kujt i plasi per njerëzit, ne muret e spitalit po i lyejmë.

    Përgjigju
  • Skenderbegasi: 23/04/2024 09:11

    A u rregullua skaneri në spitalin Rajonal të Shkodrës? pse nuk e ngritet këtë skandal?

    Përgjigju
  • sokoli: 22/04/2024 19:28

    AMAN S'KA GJE,,,LE TE VDESIN NJEREEZIT,,,VETEM EDI RAMA ME VELIUN TE RRINE NE QEVERRI...

    Përgjigju
  • Ndrixkm: 22/04/2024 15:09

    E di Ed Rama ket? Mbeten duke hanger kumlla e dardha keto zojat e partise. Kapi mo per zhelesh qiri jash. O bollino tlutna thoi tmodhit se a i xanum tuj punu per na , thuj ca tu nja ne ket spital se ja hek aj vesht masandaj.

    Përgjigju
  • Mjeku: 22/04/2024 14:57

    Te gjithe mjeket e QSUT mbasdite i ke ne spitalet private prandaj jodi radioaktiv nuk gjendet ne QSUT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?