Foto ilustruese

QSHA njoftim të rëndësishëm për maturantët: Portali hapet më 8 tetor për ata që s'kanë aplikuar A1/A1Z

7 Tetor 2020, 15:24| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 15:35

  • Share

Për të gjithë maturantët kandidatë që nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z, portali i Maturës Shtetërore do të hapet për aplikime në datën 8 tetor.

Kështu njofton Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila thekson se portali do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri në 14:00.

"Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka njoftuar se për maturantët kandidatë që nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z, Portali i Maturës Shtetërore do të hapet për aplikime në datën 8 Tetor 2020 (9:00 – 14:00). Detaje të mëtejshme mund t’i merrni nga faqja e QSHA-së", thuhet në njoftimin e QSHA.

Provimet e maturës shtetërore këtë vit kanë qenë në qendër të vëmendjës për shkak se janë krijuar debate dhe diskutime lidhur me mënyrën e formulimit të tezave, por pavarësisht kësaj tanimë jemi drejt fillimit procesit mësimor në universitete dhe ministria e Arsimit po u jep shansin e fundit kandidatëve për të aplikuar.

1602077751_Screenshot4.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?