Qofte të rreme në salcë me kos dhe hudhra nga zonja Albana

3 Korrik 2023, 11:25| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 11:35

  • Share

Qofte të rreme në salcë me kos dhe hudhra

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 lk sodë buke
  • 2 kokrra vezë
  • 3 filxhan kafeje vaj
  • 3 gota kos
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Rrahim në një tas vezët, shtojmë pak kripë dhe ujë të vakët dhe më pas hedhim miellin së bashku me sodën e bukës. E punojmë mirë brumin i cili duhet të jetë gati si një brumë për petulla. Më pas skuqim qoftet në vaj të nxehtë lugë-lugë.

Tek kosi shtojmë hudhrat e shtypura, kripë dhe vaj ulliri. Vendosim qoftet e rreme në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i mbuluar me kremin e kosit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?