Qofte patate të mbushura me spinaq dhe djathë nga zonja Albana

28 Maj, 11:35| Përditesimi: 28 Maj, 11:39

  • Share

Qofte patate të mbushura me spinaq dhe djathë

Përbërësit:

  • 3 patate
  • 1 lç kripë
  • 500 gr spinaq
  • 200 gr kërpudha
  • 1 lgj gjalpë
  • 100 gr djath i butë i grirë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Niseshte
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë të bollshëm me kripë. I bëjmë pure duke i shtuar pak niseshte. Kërpudhat i kaurdisim me gjalpë, shtojmë masën e spinaqit dhe rregullojmë shijen me erëzat dhe djathin e grirë. E ndajmë në topa brumin. E hapim me niseshte. Në mes vendosim mbushjen dhe mbyllim anësoret duke krijuar një top të mbushur. E shtypim me dorë dhe e skuqim në vaj.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?