Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq nga zonja Albana

26 Prill, 11:53| Përditesimi: 26 Prill, 11:55

  • Share

Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 1 kg spinaq
  • 100 gr gjizë/djathë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr vezë
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper i zi
  • Miell misri për pudrosje
  • Vaj për skuqje

Për xaxiqin:

  • Salcë kosi
  • Kastravec
  • Hudhër
  • Vaj ulliri
  • Uthull të bardhë
  • Kopër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Spinaqin pasi e kemi larë mirë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë. Më pas e kullojmë, e shtrydhim dhe e kalojmë për 1 minut në tigan me pak vaj. Aty shtojmë gjizë ose djathë të bardhë, një vezë, dy thelpinj hudhër të grirë imët, një tufëz kopër, kripë dhe piper të zi. E punojmë brumin e qofteve me duar, e ndajmë në qofte të rrumbullakëta të cilat i lyejmë me pak miell misri dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i servirim me një salcë xaxiqi të përgatitur me salcë kosi, kastravec të grirë në rende, hudhër të shtypur, vaj ulliri, uthull të bardhë, kripë, piper të zi dhe kopër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?