Qofte me presh për 5 minuta me super shije nga zonja Albana

17 Tetor 2022, 10:22| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 10:23

  • Share

Qofte me presh
Përbërësit:

  • 200 gr presh
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 150 gr njomëz / gjizë
  • 2 lgj djathë të grirë
  • 1 lgj miell
  • 1 vezë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj luledielli

Përgatitja:
Fillimisht grijmë bishtat e preshit dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. I lemë të ftohen dhe i trazojmë me gjizën, djathin e grirë, miellin, vezën, kripën, piperin dhe arrën moskat. I skuqim qoftet, i vendosim në një pjatancë me një letër kuzhine për të përthithur yndyrën dhe më pas i servirim me salcë kosi.
 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?