Qofte me presh dhe nenexhik në salcë kosi nga zonja Albana

8 Dhjetor 2023, 11:36| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 11:41

  • Share

Qofte me presh dhe nenexhik

Përbërësit:

  • 2-3 presh
  • 2 vezë
  • 100 gr miell
  • Sodë buke
  • Nenexhik
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Për servirje:

  • 1 filxhan salcë kosi
  • 2 kastraveca turshi
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Majdanoz, Koper
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë tek preshi kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Më pas shtojmë vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Shtojmë përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet mund t’i shërbejmë me pak sallatë jeshile ose mund të vendosim në blender pak salcë kosi, kastravec turshi, majdanoz, koper, kripë dhe piper.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?