Qofte me patëllxhanë nga zonja Albana

5 Mars, 12:10| Përditesimi: 5 Mars, 12:11

  • Share

Qofte me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 2 patate
  • 1 thelpi hudhër
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 2 feta bukë
  • Pak galetë
  • Kripë, piper i zi
  • Nenexhik ose mente
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë skuqim patatet të prera gjithashtu në kubikë. Bashkojmë në një tas patëllxhanët me patate, shtojmë hudhrën e grirë imët ose të shtypur, kripën, piperin, nenexhikun, dy fetat e bukës të lagur me ujë (më pas të shtrydhura) dhe bukë të grirë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe nëse brumi është i butë shtojmë dhe pak galetë derisa të mos ngjitet nëpër duar. I japim qofteve formë të rrumbullakët dhe i skuqim në tigan me vaj të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?