Qofte me patëllxhanë dhe salcë limoni nga zonja Vjollca

29 Shtator 2020, 11:13| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 11:15

  • Share

Qofte me patëllxhanë dhe salcë limoni

Përbërësit:

2-3 patëllxhanë

1 qepë

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper

1 vezë

3 lugë gjelle koper

3 thelpinj hudhër

3 lugë gjelle bukë të thekur të grirë

miell për pudrosjen e qofteve

vaj për skuqje

Salca

1 lugë çaji gjalp

100 ml ujë

1/2 lëng limoni

1 e verdhë veze

kripë dhe piper

kopër

Përgatitja:

Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Ndërkohë patëllxhanët I qërojmë dhe tulin e tyre e presim në kubikëtë vegjël. I shtojmë në tigan me qepë dhe I trazojmë sëbashku deri sa ato të zbuten dhe të ulin volumin. Shtojmë kripë, piper të zi dhe I trasnefrojnë në një tas qelqi ku do të shtojmë kopër, hudhërat e grira imët dhe 1 vezë të plotë.I përzeijmë mirë të gjithë përbërësit në tas dhe në fund shtojmë bukën e thekur të grirë vazhdjmë përzierjen deri sa brumi të lidhet. Formojmë toptha dhe I rrotullojmë tek një pjatë me miell që qoftet të vishen lehtë me miell. Ndërkohë kemi vendosur një tigan me vaj për skuqje , shtojmë qoftet me patëllxhanë dhe I skuqim deri sat ë marrin ngjyrë të kuqërremtë nga të gjitha anët. Largojmë qoftet nga tigani dhe vendosim në zjarr një tigan pa yndyrë, shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe rrotullojmë qoftet për 2 sekonda.Shtojmë 100 ml ujë ( 2 filxhanë kafeje) dhe sapo uji të marrë valë ulim temperaturën dhe shtojmë 1 të verdhë veze trazuar me lëngun e 1/2  limon I përzeijmë lehtë duke lëvizur tiganin. I spërkasim përsëri me kopër dhe I shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?