Qofte me patate dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 4 patate
- 400 gr mish i grirë
- 1 kokërr vezë
- 100 gr miell
- Nenexhik ose majdanoz
- Rigon, trumzë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet, qërojmë lëkurën dhe I bëjmë pure. Shtojmë mishin e grirë, vezët, nenexhikun, rigonin, kripën, piperin nëse ka nevojë edhe 1 lugë miell. Krijojmë brumin dhe I ndajmë në toptha mesatarë. I pudrosim me miell dhe I skuqim me vaj vegjetal.
Komento