Qofte me miell misri, nenexhik dhe domate nga zonja Albana

3 Maj 2023, 11:52| Përditesimi: 3 Maj 2023, 11:54

  • Share

Qofte me miell misri, nenexhik dhe domate

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 2 vezë
  • 2 domate
  • Djathë të thërmuar
  • 1 lç sodë buke
  • Kripë, piper
  • Nenexhik
  • Miell gruri për spërkatje
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Miellin e misrit e përziejmë me pak ujë në tigan sa të marrë valë dhe ta krijojmë si brumë duke i shtuar më pas domatet e prera në kubikë të vegjël, djathin e thërrmuar, kripën dhe sodën e bukës. Në fund shtojmë vezën dhe erëzat. I spërkasim me miell gruri dhe i skuqim në vaj të bollshëm. Qoftet me miell misri i servirim me pak salcë me kos, majonezë dhe kopër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?