Qofte me miell misri e djathë nga zonja Albana

13 Shkurt, 11:55| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:58

  • Share

Qofte me miell misri e djathë

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 3-4 gota ujë
  • 3-4 lgj vaj për brumin
  • 1/2 lk sodë
  • 3 kokrra vezë
  • 4-5 lgj djathë i grirë
  • Kripë, piper
  • Nenexhik, majdanoz
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të vluar, kripë dhe vaj, hedhim miellin e misrit të situr përzier me pak sodë. E përziejmë që të bëhet një masë e trashë dhe piqet sipër zjarrit sa të shkëputet nga anët e enës. E lëmë brumin të ftohet dhe më pas shtojmë vezët, djathin e thërrmuar, majdanoz të grirë, kripë, piper, nenexhik. E punojmë masën mirë, e ndajmë në qofte rrumbullake të cilat i lyejmë me pak miell gruri dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?