Qofte me lulelakër në furrë me salcë të bardhë nga zonja Albana

28 Mars, 11:58| Përditesimi: 28 Mars, 12:00

  • Share

Qofte me lulelakër në furrë me salcë të bardhë

Përbërësit:

  • 1 lulelakër të vogël
  • 2 vezë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 100 gr djathë
  • 1 lç kripë
  • Pak piper
  • Corn flakes
  • Bimë aromatike
  • Vaj për skuqje

Për salcën:

  • 250 gr kos
  • 2 lgj majonezë
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë lulelakrën për 4 minuta, e kullojmë dhe e grijmë në rende. Shtojmë qepën e grirë, hudhrën dhe frulojmë masën. Shtojmë vezët, majdanozin, cerealet dhe erëzat. E lëmë brumin e qofteve të lidhet në frigorifer për 15 minuta. Më pas lyejmë duart me vaj, krijojmë qoftet, i vendosim në tavë me një letër pjekje në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 25 minuta. Ndërkohë të gjithë përbërësit e salcës i kalojmë në blender dhe krijojmë salcën e qofteve.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?