Qofte me kungull, të shpejta dhe pa kosto nga zonja Albana

26 Korrik 2023, 13:02| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 13:03

  • Share

Qofte me kungull

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 vezë
  • 4 lgj miell
  • 1 majë luge sodë
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Grijmë në rende kungullin, shtojmë karrotën gjithashtu të grirë në rende së bashku me qepën e grirë shumë imët. Shtojmë vezët, kripë, piper dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë mirë brumin e qofteve dhe në fund shtojmë miellin me pak sodë buke. Vendosim vajin të nxehet në tigan dhe hedhim lugë - lugë qoftet të skuqen në temperaturë jo shumë të lartë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?