Qofte me krem kosi në furrë nga zonja Albana

16 Shkurt, 10:36| Përditesimi: 16 Shkurt, 10:37

  • Share

Qofte me krem kosi

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë e vogël
  • 1 lgj bukë e thërmuar
  • 1 kokërr vezë
  • Kripë, piper i zi

Për kremin:

  • 2 kokrra vezë
  • 2 gota kos
  • 1 gotë ujë
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Përgatisim brumin e qofteve, e lëmë të pushojë pak, më pas i skuqim lehtë dhe i vendosim në tavë. Rrahim vezët me pak miell, hedhim kosin, ujë dhe pak kripë. E përziejmë mirë masën dhe e hedhim në tavë sipër qofteve. E spërkatim me gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë derisa të mpikset kremi. Nësë dëshirojmë,  po të kemi lëng mishi, miellin e kaurdisim pak, e shuajmë me lëng mishi dhe pasi të ftohet e bashkojmë me kosin dhe vezët dhe e hedhim mbi qoftet.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?