Qofte me kos në furrë nga zonja Albana

4 Shtator 2023, 11:51| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 11:53

  • Share

Qofte me kos në furrë

Përbërësit:

  • 600 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1/2 lç sodë
  • 1 lç vaj ulliri
  • 1 vezë
  • 1 fetë bukë e zbutur në ujë / qumësht
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Miell për pudrosje
  • Vaj bimor

Për salcën:

  • 1 kg kos
  • 2 lgj miell
  • 2 vezë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Spec i kuq i ëmbël
  • Kripë

Përgatitja:

Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve, e punojmë mirë brumin dhe më pas i japim formë rrumbullake sa një kokërr arre. I pudrosim mirë qoftet me miell dhe i skuqim lehtë në vaj bimor.

Trazojmë kosin me miellin dhe vezët. Vendosim qoftet brenda në salcë dhe i vendosim në furrë në 200 gradë për pak minuta. Ndërkohë aromatizojmë gjalpin me pak hudhër dhe piper të kuq dhe e shtojmë sipër qofteve me salcë kosi në momentin që e servirim. Sipas dëshirës mund ta spërkasim dhe me pak majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?