Qofte frikase nga zonja Albana

17 Maj 2023, 12:02| Përditesimi: 17 Maj 2023, 12:03

  • Share

Qofte frikase

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 150 gr tul buke
  • 1 qepë
  • 2 të bardha veze
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 fl kafeje djathë i grirë
  • Kripë, piper, nenexhik
  • Gjalpë për kaurdisje

Për salcën frikase:

  • 400 gr qepë
  • 1 fl kafeje uthull e bardhë
  • 1 fl kafeje qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 2 lgj gjalpë
  • Pak miell   

Përgatitja:

Bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve bashkë, e lemë pak brumin të pushojë dhe realizojmë më pas qofte të vogla sa një kokërr gështenjë të cilat i kaurdisim me gjalpë aq sa mos të thahen.

Qepët e grira hollë i vendosim në një tenxhere të marrin një valë, i kullojmë dhe i vendosim sërish në ujë tjetër me uthull dhe kripë (qepët duhet të kenë ujë aq sa të lundrojnë). I lëmë qepët të treten plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me qumështin, miellin me pak lëng dhe e shtojmë tek salca e qepëve duke e përzjerë me lëkundjen e tenxheres. Vendosim qoftet në salcën frikase dhe i lëmë të marrin valë për 3 -4 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?