Qitje, zhvillohet kupa federatës, marrin pjesë 39 sportistë! 14-vjeçarja fituese: Njerëzit e shohin si sport të frikshëm

7 Prill, 13:49| Përditesimi: 7 Prill, 13:58

  • Share

Është zhvilluar në poligonin e qitjes kupa e federatës, që ishte edhe gara e dytë kombëtare për këtë sezon në disiplinat pushkë dhe pistoletë. Henri Rrufa i ekipit të Teutës mori vendin e parë në pistoletë për meshkuj me 562 pikë, ndërsa për vajza ia doli Edlira Shyti e ekipit të Tiranës me 550 pikë. Në pushkë vendin e parë për meshkuj e zuri Ilian Lati me 593.8 pikë, ndërsa për vajza Najka Mustafa e ekipit të Flamurtarot me 560 pikë.

“Unë jam Naika Musatafa, jam 14 vjeç dhe kam 3 vjet që merrem me sportin e qitjes. Kur i them njerëzve se merrem me qitjen ata habiten, nuk e njohin si sport dhe mendojnë se është i frikshëm.”- tha një qitës.

 “Unë jam Orion Dautaj dhe kam rreth 4 vitë qe merrem me sportin e qitjes në ekipin Flamurtari. Besoj se do ta vazhdoj për një kohë të gjatë, ndërsa në fillim farë u bënë shkak miqtë e mi që ta fillojë sepse është edhe një sport që nuk njihet shumë.”- u shpreh një qitës.

Për federatën e qitjes kishte disa objektiva në kompeticionin e Kupës.

“Sot jemi në garën e dytë kombëtare që e kemi realizuar në bazë të kalendarit të federatës. Jam e kënaqur sepse kemi një pjesëmarrje të mirë me 39 sportistë. Nga këta lajm i mirë është se 20 prej tyre janë të rinj. Ne pretendojmë që të jemi edhe pjesë e ekipit Olimpik në Paris dhe shpresoj që deri në fund të muajit, në bazë edhe të garave ndërkombëtare që do kemi të jetë edhe emri i sportistit që do jetë pjesë e delegacionit olimpik.”- tha Enkelejda Çaushi, sekretare e federatës së qitjes.

Në total federata shqiptare e qitjes zhvillon 11 gara sezonale në rang kombëtar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?