"Qingja të ngrirë në Shqipëri",
ish-ministri jep shifrat

11 Nëntor 2017, 14:10| Përditesimi:

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti sheh një prapaskenë te mbyllja e shumë thertoreve në vend, që qeveria tha se ishin jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, Panariti u shpreh se “Fushata e mbylljeve te thertoreve nen pretekstin e standarteve te sigurise dhe qe shkaterroi mijera biznese te vogla i sherbeu jo konsumatorit, por nje grushti superbiznesesh te cilet vetem brenda nje jave futen plot 2000 qingja te ngrire dhe 700 qingja te gjalle importi duke nxjerre jashte loje qindra blegtore dhe tufat e tyre”.

Në vijim të fjalës së tij Panariti, kritikoi qeverinë kur tha se" "Gjithë kjo skemë favorizon skema klienteliste që janë të orientuara drejt importit të mishit nga jashtë dhe jo të hedhjes në treg të qingjave tanë të cilët janë edhe bio dhe është dhe paradoks sepse u shpall si objektiv i qeverisë hapja e eksportit të produkteve me origjinë shtazore ndërsa po evidentohet e kundërta".

"Kjo nuk i shërben blegtorëve të cilët ndodhen përballë një konkurence të padrejtë në emër të vendosjes së rregullave për standartizimin. Ky ishte kamuflimi i një realiteti i cili ka qenë ndryshe nga ajo që u shpall ndaj bëj apel që të mos penalizohen kasapët dhe fermerët por duhet të insistojmë që ata të ndihmoen që ata të standartizohen dhe shteti duhet ti mbështesë por nuk ka pse të favorizohen 4 thertore. Ne duam që shërbimet ndaj fermerëve të jenë sa më afër, shteti duhet ti ndihmojë edhe me subvencione dhe ska pse të ketë vetëm 4 thertore të mëdha por të ekzistojnë edhe therrtoret e vogla sigurisht duke përmbushur standardet. Shteti ka kalçifikuar skema klienteliste që janë për import masiv të mishit. Këtë shqetësim unë do ta adresoj edhe në komisionin parlamentar të aktiviteteve prodhuese për ta ndalur një fenomen të tillë”, -  e mbylli Panariti komentin.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?