Qilimi i blertë në Aeroportin e Kukësit

Politikë

‘Qilimi i blertë i gjyshi Markut nga Këmishtaj’, Braçe: Një copëz Divjake në Aeroportin e ri të Kukësit

19 Prill 2021, 09:28| Përditesimi: 19 Prill 2021, 09:31

  • Share

Gjatë ditës së djeshme është ulur avioni i parë i “Air Albania” në Aeroporti e Kukësit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka publikuar një foto nga Aeroporti i ri i Kukësit, duke thënë se aty ka një copëz Divjake.

Braçe e ka fjalën për “qilimin e blertë”, i cili është prodhim i gjysh Markut siç e quan ai nga Këmishtaj e Divjakës.

“Çdo pjesë e këtij vendin vlen. E bën puna të vlejë pafund!”, shkuan Braçe.

Braçe rreth dy muaj më parë në rrjetet e tij sociale, ka publikuar historinë e gjysh Marku ku së bashku me të birin, Ervisin kanë pasion të prodhojnë tapete bari, i cili e ka parë në Angli 7 vite më parë dhe tani e zhvillon në tokën e tij në Divjakë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?