Erion Braçe dhe gjysh Marku

‘Qilimi i Blertë është produkti i tyre’ Braçe publikon historinë e gjysh Markut që prodhon tapete bari: E pa në Angli 7 vite më parë, tani e bëri në Divjakë

28 Shkurt 2021, 08:17| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 08:20

  • Share

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar historinë e gjysh Marku ku së bashku me të birin, Ervisin kanë pasion të prodhojnë tapete bari.

Ai shkruan së gjysh Marku e ka parë në Angli 7 më parë dhe e ka zhvilluar në tokën e tij në Këmishtaj të Divjakës.

Prej kur vendosi te bej këtë, shume mund, djerse, sakrifica, pune plot pasion është investuar ne këto toka, te cilat prodhojnë tapetet e barit me te mira ne Shqipëri.”, shkruan zëvendëskryeministri.

Braçe shkruan se pasioni i tij ka bërë bashkë të rinj që merren me tapetet e barit.

“Qilimi i Blertë është produkti i tyre!Ja qe kafeneja nuk te jep emër, nuk është pune te rrish aty, ndaj te mungojnë përherë te ardhurat!”, shkruan Braçe në fund të postimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?