Qilimat e Zanës ‘fluturojnë’ nëpër botë/ Njihuni me artizanen nga Elbasani që iu vlerësua mundi: I kam çuar deri në Australi, m’i kanë blerë edhe ambasadorë

24 Janar, 22:10| Përditesimi: 25 Janar, 13:28

  • Share

Ndërrimi i sistemeve ndryshoi edhe arredimin e shtëpive. Në shumicën e familjeve shqiptare, qilimat tradicional ia lanë vendin tapeteve të fabrikave, por nuk ndodhi kështu me Zana Hoxhën nga Elbasani.

E rritur në një familje me tradita, punimi i tezgjahut për të u bë puna me të cilën mban familjen prej afro 3 dekadash.

Qëndron rreth 6 orë duke endur në tezgjah. Fijet e leshit i kalon me një shpejtësi që do e kishte zili kushdo. Meraku që ka për punën nuk e lejon ta humbasë fokusin në punimin e një qilimi.

Tashmë po i shijon frytet e punës sepse klientela i ka kapërcyer kufijtë.

“Ka nisur si pasion ndërsa kur u martova e ushtrova për arsye ekonomike. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do vinte një ditë dhe do bëhesha artizane e mirfilltë. Nuk e llogarisja që në qytet punoheshin qilima. Kërkesa kam nga më të ndryshmet. Më vijnë shumë edhe ambasador të huaj.

“Kam punuar për Ambasadën Gjermane, ka qenë ish-ambasadorja Yuri Kim dhe tani së fundmi po punoj për Ambasadën Izraelite. Nuk kam çuar qilima vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin më të largët, në Zelandën e Re, Australi, Amerikë, Kanada”, tregon Zana me krenari.

Dita e saj është kryesisht mbi tezgjah prej mëngjesit e deri afër pasdites. Bën jetën që do midis pasionit dhe ëndrrave të fëmijërisë. Madje do ta vazhdojë edhe pas daljes në pension.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 25/01/2024 07:10

    Ja keto jane shembujt e te jetuarit bukur, me pune plot pasion dhe perkushtim, duke prodhuar per kliente nga i tere Globi. Respekt per Zana Hoxhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?