Natasha Lako me figura të njohura të artit e kulturës

'Qiell Europe', Natasha Lako në Greqi mes 'Personaliteteve ndërkombëtare të shpirtit dhe artit'

10 Qershor 2022, 13:52| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 13:58

  • Share

Është promovuar në Athinë libri me poezi i poetes Natasha Lako “Qiell Europe”, në kuadër të nismës “Personalitetet ndërkombëtare të shpirtit dhe artit”.  Në takim që është mbajtur në “The Café of Ideas”, pranë Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë, kanë qenë të pranishëm figura të njohura të artit e kulturës, të dy shteteve, mes së cilëve edhe poliedriku Dinos Kubatis, i cili ka bërë një prezantim të Lakos dhe krijimtarisë së saj me superlativa.

Promovimi në shtetin fqinj, që ka zgjatur mes bisedash me lexuesit mbi tre orë, është bërë mes këngëve e recitimeve në gjuhën shqipe. 
Poezitë e Lakos, siç përcjell edhe Kubatis, janë interpretuar nga Anna Hatzimichali, Katerina Durgoutis, Mitsi Christodoulou, Vefi Radhi, Brikena Qama, Erikieta Qorlazja, ndërsa atmosfera muzikore është krijuar nga Jani Kaci në piano dhe këngëtarët Teuta Pango, Mirela Kaci, Costa Romantis dhe George Vassos.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?