Arben Vitia dhe Albin Kurti

Opinion

Qeverisë së Albin Kurtit nuk i bën përshtypje vdekja e njerëzve, Kosova jashtë kontrollit

27 Gusht 2021, 08:00| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 08:03

  • Share

Gjendje e jashtëzakonshme!

Arben Vitia është përgjegjësi kryesor që sot Kosova është një ndër vendet më të rrezikshme në botë sa i përket përhapjes së COVID-19.

Sot do të duhej të shpallej gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa vendi duket i braktisur dhe absolutisht jashtë kontrolli!

Askush nuk merret me pandemi!

Vdesin dhjetëra qytetarë, e ministri i shëndetësisë nuk merret me temën e pandemisë!

Kush ia financon heshtjen Arben Vitisë!

Kush ia financon luksin e heshtjes!

Ku e merr guximin të jetë kaq arrogant, ministri më arrogant dhe më pa ndjenja që njeh historia e Kosovës!

Jo veç Arben Vitija, krejt qeveria po luajnë hazard me popullin.

Këta aventurierë duket se joshen nga rreziku dhe nga fataliteti.

Nuk mërziten pse Kosovës po ia sheh sherrin edhe bota….nuk mërziten sepse i kanë punët mirë me popullin!

Tash Arbërie Nagavcit ju kish bë merak t’ua rrezikojë jetën edhe fëmijëve!

Ajo do që mësimi të zhvillohet me orar të plotë, sikur s’ka pandemi.

Asaj nuk i intereson që Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme!

Ajo jeton në realitetin e saj personal, komplet jashtë realitetit botëror!

Pse?

Pse këtyre njerëzve nuk u lë përshtypje vdekja?

Pse sillen sikur asgjë nuk po ndodh?

Pse me çdo kusht duan të duken sikur jeta po zhvillohet normalisht!

Çka po ndodh këtu?

P.S. Ndër shqiptarët edhe fjala ‘e jashtëzakonshme’ ka marrë kuptim të zakonshëm!

E keni parë Ramush Haradinajt se si konferencat e tij ‘të jashtëzakonshme’ i paralajmëron dy ditë përpara, aq të jashtëzakonshme dhe urgjente që m’i ka ato konferenca!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?