Qeveria vendos, rimbursim 50% për çmimin e biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale! Bonus transporti edhe për punonjësit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë në shkolla

9 Shkurt 2022, 12:59| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 14:28

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se kjo VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar. Për shkak të vlerës së ulët të biletës, operatorët e shërbimit të transportit hasnin vështirësi në sigurimin e transportit.

‘Lajmi i parë i mirë është bonusi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit.’- tha Kushi.

Sipas ministres Kushi, ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.

‘Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.’- u shpreh Kushi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?