Prej disa muajsh pa punë! Qeveria u jep naftëtarëve të Ballshit pagën e luftës pas protestës

21 Prill 2020, 14:24| Përditesimi: 21 Prill 2020, 16:36

  • Share

Naftëtarët e Ballshit që nuk punojnë prej disa muajsh do të trajtohen me pagë lufte si pjesa tjetër e kategorive përfituese. Lajmin e dha deputeti socialist i qarkut Fier, Ismet Beqiraj. Ai shprehet se pas protestës së djeshme me kërkesat e naftëtarëve, qeveria vendosi që t'i përfshinte në paketën ekonomike.

"Pershendetje naftetare te KPTHN-se Ballsh! Kam fatin tiu komunikoj qe kerkesat Tuaja me mbeshtetje edhe te ministres znj. Balluku per trajtimin financiar ne kete periudhe izolimi nga COVID-19 jane marre ne konsiderate nga Kryeministri z. Rama. Edhe ju beheni pjese e paketes se mbeshtetjes financiare dhe do te merrni pagat sipas rregullit te vendosur nga qeveria. Uroj qe nga kjo lufte te dalim te gjithe shendoshe e mire! Do te vazhdojme ne menyre konstante perpjekjet edhe ne te ardhmen per ti dhene jete Industrise se Perpunimit te Naftes, ku KPTHN-ja eshte pjesa me e rendesishme e saj" shkruan Ismet Beqiraj.

Naftëtarët e Ballshit në protestën e djeshme u shprehën se pavarësisht se në këtë periudhë ky sektor ka qenë hapur ata nuk kanë punuar për shkak të problemeve me kompaninë dhe për këtë shkak kërkuan nga shteti pagë lufte që u pranua nga qeveria.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?