Qeveria u jep 39 milionë lekë 
prefektëve për makina të reja

17 Janar 2018, 18:56| Përditesimi:

  • Share
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një fond prej 39 milionë lekësh për blerjen e automjeteve të 12 prefektëve të rinj që u emëruan pak muaj më parë nga kryeministri Rama.

Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

VENDIMI I QEVERISE
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BLERJE TË AUTOMJETEVE PËR PREFEKTËT E QARQEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t’i shtohet fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh për blerje të automjeteve për prefektët e qarqeve.

2. Fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?