Vendimi i Kolegjit të Apelit Administrativ

Qeveria u hoqi pasaportat e shërbimit, gjyqtarët humbin në apel, dosja drejt Kushtetueses (Vendimi)

30 Dhjetor 2019, 10:37| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 13:51

  • Share

Qeveria u hoqi pasaportat e shërbimit, apeli administrativ pushon padinë e tyre ndaj Ministrisë së Jashtme dhe Këshillit të Mministrave. ReportTv ka siguruar vendimin e Kolegjit të Apelit Administrativ ku sipas argumentimit thuhet se kjo padi është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese dhe jo e tyre.

Pas këtij vendimi gjyqtarët deri në rekursin e cështjes apo krijimin e Kushtetueses nuk do të mund ti përdorin më pasaportat e shërbimit, si një të drejtë që e kishin deri në qershorin e 2019-ës.

Ky vendim pushimi është firmosur nga relator Amarildo Laçi, anëtare Alkelina Gazidede, Bari Shyti, Arjan Qafa dhe Lindita Sinanaj. Ky vendim është marrë më 27 dhjetor 2019 ndërsa rezulton se seanca e gjyqtarëve me qeverinë ka nisur me një orë vonesë për shkak se trupi gjykues ka qenë i përfshirë në një tjetër proces.

Vendimi i Kolegjit të Apelit Administrativ

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?