'Qeveria të ngrihet mbi egon e saj', Luan Rama: Qeveri kujdestare deri sa qytetarëve t'u kthehet besimi te vota e lirë

6 Maj 2020, 23:20| Përditesimi: 6 Maj 2020, 23:26

  • Share

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka mbështetur idenë e qeverisë e besimit të theksuar një natë më parë në emisionin"Repolitix"nga Fatmir Mediu. Në po të njëjtin emision në Report Tv, Luan Rama tha se kjo qeveri transitore është mjaft e nevojshme dhe duhet të funksionojë deri sa vendi të jetë pjesë e BE dhe se qytetarëve t'u kthehet besimi tek vota e lirë.

"Nëse duam që ky vend të jetë demokratik dhe jo delja zezë e Evropës në raport me zgjedhjet duhet të ngrihemi mbi egon e qeverisë për të krijuar një qeveri kujdestare për të shmangur konfliktin e  interesit, që qeveria ka për të qëndruar në pushtet dhe background-in që ka për vjedhjen e votave dhe mbështetjen e krimit. Kjo do të shërbejë si standard deri sa Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe të rikthehet besimi i qytetarëve të vota e lirë. Mbi të gjitha ka nevojë për të kuptuar maxhoranca domosdoshmërinë e rikthimit të besimit tek zgjedhjet, pa këtë çdo hap do të jenë jo produktive", tha Luan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Luan ?: 07/05/2020 12:38

    I ke late duart ..... se helbete ne ngjit semunfje hajde kapi njeher se do kesh hajer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?