Edvin Kulluri

Qeveria strategji për kthimin e Diasporës, Kulluri: Njëri në 'bunker' e tjetri në vila, sa të jenë këta nuk kanë për t'u kthyer

8 Gusht 2020, 17:40| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 18:56

  • Share

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar duke shpërndarë lajmin e shqiptarja.com në lidhje me planin e qeverisë për kthimin e shqiptarëve të Diasporës. Duke iu referuar të dhënave të fundit të INSTAT, qeveria shqiptare po harton një plan ku thuhet se do të aplikohet kthimi vullnetar i emigrantëve të kualifikuar, por Kulluri shkruan se ata që i larguan shqiptarët, nuk mund t'i kthejnë dot. Sipas tij, i vetmi shqetësim që kanë është pasurimi i vetes dhe klientelës që i rrethon. Kulluri thekson se as strategjitë e Ramës dhe as përbetimet e Bashës nuk janë zgjidhje por zvarritje në llumin që kanë gatuar vetë.

Postimi i Edvin Kullurit:

Ata që i larguan shqiptarët, nuk mund t'i kthejnë!
PS nuk del dot nga qerthulli i mediokritetit! Qasjet NGO-iste ndaj shpopullimit janë propagandë e dobët dhe e pakuptimtë. Të rinjtë dhe profesionistët nuk kthehen nëse nuk zgjidhen problemet strukturore të barazisë dhe sigurisë ligjore. Kapitali i brendshëm dhe aq më tepër ai i jashtëm nuk mund të investohet në një ambient të korruptuar dhe te pasigurtë! Pa sigurinë e pronës dhe pa gjyqësor të drejtë nuk ka dhe s’mund të ketë as të tashme e as të ardhme ekonomike dhe mundësi për të pasur një jete normale. Këto dy çështje elita politike i mban zvarrë dhe i saboton për shkak të monopolit dhe kontrollit qe duan mbi ekonominë dhe sistemin politik si mjeti i domosdoshëm! Qeveria e majtë as në traditë e as në perceptimin aktual nuk ka qasje ndaj pronës dhe barazisë para ligjit! I vetmi shqetësim që kanë është pasurimi i vetes dhe klientelës që i rrethon, pra një grusht njerëzish!
Në anën tjetër opozita nuk ka asnjë qëndrim serioz për këto dy cështje! Kupola e saj është me prejardhje mediokër ekonomike, ndersa per drejtesine as ka pasur e as ka një propozim alternativ ndaj reformës së nisur në 2015! Po ashtu, janë klientë të së njëjtës konjukturë ekonomike qe ka mbyllur hapësirat për biznesin dhe shtrese e mesme!
Ndaj “sherri politik” mes palëve është i stisur dhe jo vet qe nuk behet në emër të qytetarëve por i largon ata me neveri nga ky vend! Ata janë të papërfaqësuar! Kushdo që u del kundër këtyre që drejtojnë bëhet pis me shpifje dhe gënjeshtra për korrupsion ndërkohë që këta janë kampionet e korrupsionit! As strategjitë e Ramës dhe as përvetimet e Bashës nuk janë zgjidhje por zvarritje në “llumin” qe kanë gatuar vetë! Njeri në “bunker” e tjetri në vila, bëjnë sikur përplasen për shqiptarët që po ikin! Në fakt shqiptarët po ikin prej tyre, e sa të jenë këta nuk kanë për tu kthyer!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fakulteti: 08/08/2020 19:19

    Sa te vish ti Dukagjot kelyshi i Ylli Spangos ne pushtet do khehet diaspora. Ne nje vend me drejtesi te pavarur ti do ishe ne burg tani per zullumet ne Ministrine e Mbrojtjes. Apo kujton se te eshte mbyllur dosja e helikopterit te FA qe ule ne bahcen e Bamirit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?