Përballimi i pandemisë Covid-19, Shqipëria kërkesë NATO-s për 800 respirator e 1.5 milion maska (DOKUMENTI)

7 Prill 2020, 10:14| Përditesimi: 7 Prill 2020, 13:32

  • Share

TIRANË  - ReportTv siguron kërkesën e qeverisë shqiptare drejtuar Qendrës së Emergjencave pranë NATO-s.

Kërkesa mban datën 27 Mars, 4 ditë pasi qeveria shqiptare shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 23 mars 2020.

Ajo çka bie në sy në këtë kërkesë është numri i lartë i aspiratorëve 800 të ndarë në dy modele, 300.000 doreza sterile, 700 monitorë kontrolli spitalor, 200.000 veshje speciale mjekësore si dhe 1.5 milion maska kirurgjikale e profesionale FFP3.

Kjo kërkesë sipas interesimit të ReportTv është ende në shqyrtim nga partnerët e NATO-s dhe qendra e emergjencave.

Ndërsa ndër mënyrat e dërgimit të këtyre pajisjeve drejt Shqipërisë, ministria e Mbrojtjes është e gatshme t'i marrë ato në rrugë ajrore e detare.

Në këtë kërkesë janë renditur edhe 1000 pajisje për matjen e oksigjenit, 4000 helmeta mbrojtëse njohur si kokore transparente, shiringa pompë 500 shtretër spitalorë së bashku me dyshek 500 të tillë.

Deri më tani Shqipëria është ndihmuar nga BE me 4 milion euro për blerjen e pajisjeve mjeksore të nevojshme për përballimin e COVID-19, grant i USAID dhe SHBA si dhe ambasada kineze e cila kërkesës për ndihmë nga autoritetet shqiptare i është përgjigjur duke sjellë 1000 teste për analizën e COVID-19.

 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?