Kryeministria

Qeveria miraton projektligjin: Prokurime publike me Inteligjencë Artificiale

13 Dhjetor 2023, 13:37| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 14:43

  • Share

Qeveria miratoi këtë të mërkurë projekligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jetë tërësisht digjital.

Sipas qeverisë, procedura e prokurimeve përmirëson kuadrin rregullator duke e përafruar me atë të Bashkimit Europian.

Risi në këtë projektligj është kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit. Po ashtu, blerjet dhe ankandet do të bëhen duke përdorur teknologji të avancuar digjitale edhe inteligjencën artificiale.

Tjetër risi është përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut, hartimi i specifikimeve teknike tërësisht në mënyrë digjitale, duke ulur ndikimin e faktorit njerëzor në procesin e prokurimeve dhe duke e automatizuar këtë proces.

‘Një nga projektligjet do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve në vendin tonë dhe padyshim ka për qëllim të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurorimit publik në Shqipëri duke e përafruar atë me kuadrin ligjor të prokurimit publik në BE dhe duke adresuar të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit “Screening” në Bruksel. Ky projektligji synon dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka dixhitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve.

Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe dixhitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurorimeve. Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara dixhitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë.’- u shpreh Balluku.

Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se do të çojnë në Kuvend një projek për futjen e Inteligjencës Artificiale në prokurime.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 13/12/2023 16:43

    Beni dhe Kadastren me inteligjencen artificiale

    Përgjigju
  • Renci: 13/12/2023 16:10

    Pse nuk zevendesojme gjithe qeverine me ChatGPT dhe biem rehat nje here e mire?

    Përgjigju
  • redi: 13/12/2023 15:46

    Deri tani prokurimet u bene me intiligjencen njerezore dhe paten problemet e korrupsionit,tani shpresojme ne intiligjencen artificuale te kemi prokurime te rregullta dhe kunder korrupsioni shteteror

    Përgjigju
    • Renci: 13/12/2023 16:52

      Mos u bej merak, do kesh te njejtin korrupsion, por kesaj rradhe pergjegjesine do e kete "kompjuteri"

  • Ndergjegja: 13/12/2023 14:50

    EdviniOLSIT ashtu siç ja ngopi popullit me dherbimet online ne Kadaster,te njejtin mekanizem ktiminalMafioz edhe me Pgokutimet Publike. E gezofsh o populli im edhe kete shpikje allaedvinOLSIT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?