Foto ilustruese

Projektligji i ri, punonjësit e teknologjisë së informacionit do të paguajnë kontribute vetëm për pagë minimale! Përjashtohen edhe pensionistët që punojnë në privat

3 Prill 2023, 12:42| Përditesimi: 3 Prill 2023, 13:24

  • Share

TIRANË- Të gjithë të punësuarit në fushën e IT-së do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore, pavarësisht deklaratës bruto të deklaruar. Projektligji për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore tashmë është hedhur për konsultim publik nga qeveria.

Qëllimi i këtij projektligji konsiston në mbajtjen e një shifre të caktuar të detyrimit nga punonjësit e IT-së për sigurimet shoqërore pavarësisht ndryshimeve në pagën bruto. Pra, punonjësit e tekonologjisë dhe Informacionit do mund të kenë një lehtësi sa i takon detyrimeve shoqërore me detyrimin e vetëm, me pagë minimale, pra 40 mijë lekë.

“Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar", lexohet në ndryshimet ligjore

Për konsultim publik është rihedhur edhe projektligji për moshën e tretë. Pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat, nuk do të paguajnë me kontributet e sigurimeve shoqërore.

Qëllimi i këtij projektaktit, konsiston në përjashtimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat, pasi kanë fituar të drejtën për pension pleqërie, nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke qenë se atyre nuk u njihet si periudhë sigurimi koha e vetëpunësimit”, ndërkohë që paguajnë kontribute*, thuhet në relacionin e projektligjit.

“Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, përfituesit e pensionit të pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat.”- thuhet në ndryshimet ligjore.

(Kliko këtu për PROJEKTLIGJI-per-sigurimet-shoqerore)

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/04/2023 03:02

    Ketu ku jetoj une, pensionistet e punesuar e vetepunesuar i paguajne te tera si kontributet si taksat,te vetmen gje qe u favorizon shteti,eshte kur bejne deklarimin e te ardhurave ne fund te vitit,kane disa favore nga shteti kur plotesojne disa kushte.Sa per punonjesit IT qe do te paguajne kontribute sikur marrin page minimale,mendoj qe eshte e gabuar,aq me teper qe po i reklamojne si profesion i te ardhmes,shume fitimprures e i mirepaguar,por mendoj qe po e bejne kete leshim per te nxitur sa me shume te punesuar ne kete sektor.

    Përgjigju
  • Marangozi: 03/04/2023 19:16

    Projekrligj leshi. Kush i jep keto ide aman? Skema pensioneve po shkon drejt falimentimit te sigurte!

    Përgjigju
  • One: 03/04/2023 18:11

    Absurd, pse valle kaq te ceket keta njerez

    Përgjigju
  • lulimiri: 03/04/2023 17:05

    AH qeveri leshi. Sapo e ndrushoi ligjin per profesionet e lira sepse e kishte kthyer ne pacavure e nuk paguanin taksa. Tani edhe kjo idiotesia tjeter qe eshte edhe antikushtetuese sepse ben fiferencim te punonjesve.

    Përgjigju
  • Leonard: 03/04/2023 14:50

    E pse kjo pune keshtu? Po tja bejne dhe mjekeve dhe zjarrefikeseve kete sepse e kane me te rendesishem profesionin sepse shpetojne njerez. Ka ik per l*sh kjo qeveri!

    Përgjigju
  • Lexues: 03/04/2023 14:03

    Pra kontributin do ta paguajne sikur e kane rrogen 400 mije kurse pensionin do ta marrin sikur ta kishin 800 mije. Diferencen e mbulojne ata qe s‘punojne ne IT dhe qe paguhen shume me pak. Bukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?