Ervin Bushati, Vasilika Hysi dhe Mustafa Nano

Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve! Ja disa nga emrat e rinj

29 Maj 2023, 21:24| Përditesimi: 29 Maj 2023, 23:23

  • Share

Qeveria ka nisur procesin për zëvendësimin e ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati! Mësohet se këto ndryshime nga qeveria pritet që të kalojnë në presidencë për t’u zyrtarizuar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ish-deputeti Ervin Bushati, pritet që të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Ndërsa analisti Mustafa Nano, është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Të njëjtat burime mësojnë se Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO.

Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha pritet ta zëvendësoi Ridi Kurtezi.

Emri tjetër, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi25252: 30/05/2023 16:36

    muç nano ambasador në Zvicër ??!!!??!! .Besoj nuk e dëgjova mirë , ose është një shaka pa kripë .????????????????????

    Përgjigju
  • Tirona: 30/05/2023 00:35

    A më mos ja ulni kaq posht vlerën zyrave të ambasave tona nëpër Botë. A nuk ësht turp me çu Muç Nanon ambasador në ZVICËR ...THIRRINI MENIES O QEVERITAR SE E LEGENOSËT FAREEEE DINJITETIN KOMBËTAR(ATË ÇIKË DINJITET QË KA MBET)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?