Foto ilustruese

Qeveria: Në shtator bonus tjetër për pensionistët prej 5 mijë lekësh, do merren nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë

20 Prill 2023, 14:37| Përditesimi: 20 Prill 2023, 16:19

  • Share

Qeveria do të shpërblejë sërish pensionistët me 5 mijë lekë, bonus i cili do të jepet nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë. Nga ky bonus përfitojnë 650 mijë pensionistë, të cilët në muajin shtator do të marin në pensionin e tyre plus 5 mijë lekë, njëjtë si këtë muaj.

Ky shpërblim vjen nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme që qeveria vendosi për prodhuesit e mëdhenj të energjisë, ku 5 mijë lekë këtë muaj i shkuan pensionistëve në formën e bonusit.

Ndërkohë, sipas ligjit që është në fuqi, në shtator do të ketë sërish një indeksim të pensioneve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fatziu: 22/06/2023 19:51

    sic po zhvillohen ngjarjet dhe politikat e pagave dhe pensioneve, nje pjese e pensionisteve nuk do kene mjete financiare as per tu bere ceremonine mortore...Pas kesaj do behen "bamirese" bashkite per ti derguar ne banesen e fundit. . Por dhe bashkite me parate qe ju moren pensionisteve nga xhepi sa ishin gjalle.Se me parate e pensionisteve paguhen kengetaret e huaj, koncertet ne prag zgjedhjesh etj etj. Sa gjynahe behen...gradiacela ke vetem populli punetor dhe i ndershem i Tiranes nuk strehohet, por ata qe kane para jo djerse.Po bejne ca geto ne periferi qe te vene ata hallexhinjte e qe kane punuar me ndergjegje ne kete vend e per kete vend.Instat thote se Tirana per 2022 eshte shtuar me 5 mije banore, Lali Eri thite 25 mije.?Pse kjo diskordance? Secili ti analizoje vete gjerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?